Telegrafi

Ishte veshur si Sirena Ariel, Katy Perry rrëzohet nga paneli i jurisë në “American Idol” gjatë transmetimit direkt

Katy Perry u rrëzua në episodin e së dielës të “American” Idol kur u ra nga karrigia e saj teksa kishte veshur një kostum të sirenës së famshme të filmave vizatimorë, Ariel.

Ylli 37-vjeçar i muzikës pop ishte veshur si personazhi i Sirenës së Vogël nga përralla e famshme e “Disney”-t në spektaklin e talenteve “American Idol”, ku është anëtare e jurisë, shkruan DailyMail.

Katy kishte probleme të ecte me kostumin e ngurtë dhe u ndihmua nga kolegët e tjerë Lionel Richie, 72 vjeç dhe Luke Bryan, 45 vjeç dhe prezantuesi i spektaklit, Ryan Seacrest, 47 vjeç, teksa zuri vendin e saj në qendër të tryezës së jurisë.

Ata e futën Katyn duke përdorur një kukull dhe e ndihmuan këngëtaren të hipte në karrigen e saj.

Lexo po ashtu Dikur as nuk e pranuan në audicione si konkurrente, sot Bebe Rexha e ftuar speciale si mentore për talentët e rinj në "American Idol"

Ryan më pas filloi të prezantojë garuesin e parë të mbrëmjes, por prezantimi i tij u ndërpre në mes nga zhurma e një përplasjeje në tokë.

“Oh!”, vërejti Ryan ndërsa kamera tregoi Katyn të rrëzuar me bishtin e saj të sirenës të ngritur në ajër.

Luke qeshi me Katyn përpara se të bashkohej me Lionelin dhe Ryanin për ta ndihmuar atë të ngrihej.

“A je mirë? A jeni mirë?”, pyeti Ryan, ndërsa Katy u përgjigj “Po”.

“Ajo është mirë”, tha Ryan ndërsa e ngritën dhe e çuan përsëri në karrigen e saj. Publiku më pas shpërtheu me ovacione duke thënë: “Katy! Katy! Katy!”, për t’i dhënë asaj mbështetje, ndërkohë që me të dëgjuar këtë, këngëtarja filloi të buzëqeshë.

Shaka të shumta filluan të qarkullonin në Twitter lidhur me këtë ngjarje, me shumë prej përdoruesve që shkruanin me shaka se asaj duhej t’i jepej një karrige me rrota.

Katy ka qenë pjesë e jurisë gjykuese të “American Idol” që nga viti 2018. /Telegrafi/