Site icon Telegrafi

Ishte shkatërruar nga sulmet ruse, ukrainasit rinovojnë ndërtesën kolektive në Kiev

Edhe pse lufta mes rusëve dhe ukrainasve është larg fundit, ukrainasit janë të vendosur që ta rikthejnë normalitetin në jetën e qytetarëve.

Në një farë forme edhe po ia arrijnë qëllimit, pasi kanë filluar të riparojnë ndërtesat kolektive që ishin goditur nga raketat dhe granatat ruse, transmeton Telegrafi.

Një e tillë është rinovuar së fundmi në Kiev. Fotografitë e ndërtesës pas sulmeve ruse dhe sot, i ka publikuar Emine Dzheppar, zëvendësministrja ukrainase e Punëve të Jashtme.

“Edhe një ndërtesë kolektive në Kiev është rinovuar pas sulmeve ruse. Ukraina kurrë nuk do të heq dorë. Do të japim gjithçka nga vetja që të ndalim agresionin rus dhe të mos i lejomë që të zgjerohen. Sa më shumë armë që marrim, do të ketë më shumë jetë të shpëtuara, e drejtësia do të jetë në nivel”, shtoi Dzheppar.

Kujtojmë që ukrainasit kanë arritur sot të çlirojnë shumë vendbanime dhe një qytet në jug të vendit. Në anën tjetër, rusët mbrëmë kanë njoftuar se po tërhiqen nga qyteti i Khersonit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version