Site icon Telegrafi

Ishte qëlluar në dorë, u filmua duke bartur në kraharor viktimën 4-vjeçare – policja e New Yorkut fiton epitetin e heroinës

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur policja amerikane me tërë forcën vrapon nëpër sheshin Times të New Yorkut, duke mbajtur në kraharor viktimën më të re në moshë – që ishte qëlluar në dorë.

Derisa situata kaotike po vazhdonte të mbretëronte, në një prej rrugëve më të frekuentuara në botë, policja shihet duke vrapuar me tërë forcën me qëllim që sa më shpejtë ta dërgojë në autoambulancë 4-vjeçaren.

Vogëlushja e identifikuar si Skye, ishte një prej tre kalimtarëve të rastit që u qëlluan gjatë të shtënave që ndodhën, ku si rezultat i kësaj ajo u plagos në dorë, transmeton Telegrafi.

E qytetarë të shumtë që panë policen duke vrapuar, i kanë dhënë epitetin e heroinës që nuk kurseu as jetën e saj për ta shpëtuar vajzën e vogël që ishte qëlluar.

Është interesant se si vogëlushja as që kishte lëshuar zërin më të vogël kur u qëllua në dorë, ka bërë të ditur tezja e saj Danaei Romero. /Telegrafi/

 

Exit mobile version