Telegrafi

Ishte qëlluar me armë nga rusët, plumbi kishte shpuar qafën dhe kishte dalë nga nofulla – shpëton mrekullisht ukrainasi 16-vjeç

Një djalë nga Ukraina i cili u qëllua me armë nga afërsia gjatë pushtimit rus të vendit të tij – ka shpëtuar mrekullisht.

16-vjeçari, emri i të cilit nuk është zbuluar, ishte qëlluar me plumb pas kokës në stilin e ekzekutimit sovjetik – duke e gjuajtur me revole nga afërsi, transmeton Telegrafi.

E ky tentim ekzekutim, bëri që plumbi i kalibrit 9 milimetra të depërtojë në qafën e tij, të prek boshtin kurrizor dhe të del përmes nofullës.

Lexo po ashtu Shpërthime të fuqishme në Krime, ukrainasit kryejnë sulme me dronë kamikazë mbi bazën ajrore ruse Dzhankoy

Adoleshenti ishte dërguar në spital në qytetin Vinnytsia të Ukrainës, dhe mrekullisht ka arritur të rikuperohet plotësisht.

Historia e tij u publikuar në një artikull të revistës shkencore amerikane “American Journal of Case Reports”.

Fytyra e djalit ishte shpërfytyruar, kryesisht ana e majtë dhe qafa i ishte ënjtur dhe nuk mund të hapte plotësisht gojën apo të lëvizte kraharorin e majtë, kjo për shkak të lëndimit në boshtin kurrizor.

E gjykuar nga plaga 6 milimetërshe e plumbit, mjekët vlerësuan se ai ishte qëlluar nga një distancë prej 15 centimetra me revolen Makarov. /Telegrafi/