Teri Hatcherin e kujtojmë si Susan nga seriali i njohur “Desperate Housewives”, ndërsa edhe tani në moshën 58 vjeçare ajo duket e mrekullueshme.
Aktorja u shfaq në ngjarjen “Go Red For Women” të Shoqatës Amerikane të Zemrës në New York me një fustan ‘skulpturor’ mjaft interesant që ndjek vijën trupore dhe magjepsi të pranishmit. Ajo ishte diva e mbrëmjes falë sharmit, por edhe krijimit të saj.
Hatcher e justifikoi statusin e saj si “shtëpiake e dëshpëruar” më tërheqëse duke u shfaqur në këtë eveniment dhe tregoi se ende duket mirë në dekadën e saj të gjashtë.
Përveç rolit të saj në “Desperate Housewives”, aktorja amerikane njihet edhe për rolet e saj si Lois Lane në serialin televiziv “Lois & Clark: The Neë Adventures of Superman” (1993–1997), si Paris Carver në filmin e James Bondit, “Tomorroë Never Dies” (1997).
Hatcher fitoi çmimin Golden Globe për Aktoren më të Mirë në një Muzikal ose Komedi dhe tri çmime Screen Actors Guild për portretizimin e Susan Mayer në “Desperate Housewives” (2004–2012). /Telegrafi/