Site icon Telegrafi

“Ishte një botë tjetër”, ylli i Real Madridit zbulon se si Arsenali humbi mundësinë ta transferonte atë

Ylli i Real Madridit, Federico Valverde, është shndërruar tashmë në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë viteve të fundit.

Një lojtar të cilin e duan të gjithë tifozët, atij nuk i mungon angazhimi dhe pasioni i tij ka qenë kyç në fitoret që kanë marrë madrilenët në Ligën e Kampionëve, një pasion që ka mundur të përdoret në ‘Emirates’.

Valverde ka zbuluar se në moshën 16-vjeçare, jo shumë kohë para se të nënshkruante për Real Madridin, Arsenali kishte mundësinë ta transferonte atë.

Kjo pasi ‘Topçinjtë’ e kishin vënë Valverden në prova gjatë kohës sa ai ishte pjesë e Penarolit.

Lexo po ashtu Real Madridi synon transferimin e Lukebas, por ai ka një klauzolë të lartë largimi

“Isha 16-vjeç. Ata më ftuan që të stërvitesha për një javë me ekipin e parë. E imagjinoja të gjithë të ardhmen atje”.

“Kur mbërrita në Angli ishte shumë mirë. T’i shihja rrobat që ata kishin për stërvitje, ishte një botë tjetër. E shijova atë javë. Nuk e di nëse ai e mban mend, por El Dibu (Emiliano Martinez) ishte njëri prej të cilëve më ndihmoi më së shumti”.

“Ai ishte i pari i cili mu afrua mua, së bashku me Bellerin, Alexis Sanchez dhe Cazorla. Për pak muaj, unë tashmë po stërvitesha me ekipin e parë të Penarol”, ka thënë Valverde./Telegrafi/

Exit mobile version