Jamie Carragher beson se blerja e Casemiro nga Manchester Unitedi gushtin e kaluar ishte një vendim i nxituar. Klubi pagoi rreth 70 milionë euro për të sjellë brazilianin nga Real Madridi.
Casemiro është bërë një lojtar kyç nën urdhrat e Erik ten Hag, por performanca e tij e fundit në fitoren 1-0 ndaj Wolverhampton Wanderers ka ngritur pikëpyetje rreth zgjedhjes së Unitedit për të nënshkruar me të.
Duke folur për mediumin The Telegraph, ish-mbrojtës i Liverpoolit dhe Anglisë, Carragher e cilësoi atë transferim si një blerje paniku.
“Çmimet për Enzo Fernandez, Rice dhe Caicedo janë astronomike. Ato janë gjithashtu marrëveshje të mira. Prova e kësaj janë 70 milionë eurot që Manchester United pagoi verën e kaluar për Casemiron”, ka thënë fillimisht Carragher.
“Braziliani do t’i kushtojë Unitedit më shumë sesa Arsenalit dhe Chelseat dyshja Rice dhe Caicedo. Caicedo dhe Rice janë shembuj të të menduarit përpara – duke shkuar shumë tani për të kursyer para për gjashtë apo shtatë vitet e ardhshme në të cilat ata do të marrin rolin e tyre”.
“Kurrë nuk kam besuar se Casemiro do të ishte vlerë për paratë. Jo sepse ka dyshime se ai ka qenë një lojtar i klasit botëror. Por, sepse ai është në një fazë të karrierës së tij kur nuk mund të shlyejë plotësisht tarifën e madhe të paguar nga United”.
“Ai ishte një blerje paniku kur u bashkua një vit më parë, u ble menjëherë pas ndjekjes së dështuar të Frenkie de Jong nga Barcelona; një emër i moshuar, yll i nënshkruar për shumë para dhe me një pagë e madhe për të qetësuar tifozët gjithnjë e më të pakënaqur, pavarësisht faktit se ai do të duhet të zëvendësohet me një shpenzim të ngjashëm masiv dy vjet më vonë”.
“Ai është pikërisht lloji i nënshkrimit që United është larguar nga kjo verë ndërsa shikon drejt së ardhmes”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez. /Telegrafi/