Inteligjenca ukrainase (SBU)) dhe ministria e Mbrojtjes kanë arritur të realizojnë një operacion tejet të suksesshëm, sa i përket zvogëlimit të kapaciteteve logjistike të ushtrisë ruse në rajonin e pushtuar ukrainas Zaporizhzhia.
Duke bashkëpunuar me grupe kolaboracioniste Tavria, ukrainasit shënjestruan një tren rus që ishte nisur nga Krimea dhe transportonte naftë për trupat e Putinit në rajonet tjera ukrainase, transmeton Telegrafi.
Operacioni filloi në afërsi të fshatit Oleksiyivka në qarkun Bilmatsky, kur SBU-ja ukrainase sabotoi binarët e trenit.
Kjo bëri që treni të del nga binarët derisa transportonte 40 rezervuar me naftë. Në një moment rezervuarët u përfshinë nga zjarri, kurse Tavria përdori sistemin raketor amerikan HIMARS për të goditur me precizitet rusët – duke shkatërruar lokomotivën dhe binarët, që u dha siguri që nafta nuk do të arrinte në destinacion.
Українські воїни знищили російський потяг із 40 цистернами пального на Запоріжжі – джерела https://t.co/E925Lnei2Q pic.twitter.com/1YxMtkVHFL
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) December 15, 2024
Sulmi jo vetëm që shkatërroi rezervuarët e naftës në tren, por edhe binarët që çonin në pjesë tjera ku janë të shpërndarë trupat ruse, që po ballafaqohet me mungesë të ushqimit dhe naftë. /Telegrafi/