Site icon Telegrafi

A ishte kjo vjedhja e vitit: Si ia mori Juventusi nga dora Interit mbrojtësin Bremer

Një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A, Gleison Bremer, do të bëhet lojtar i ri i Juventusit, ndërsa lajmi është konfirmuar nga shumë mediume italiane sot.

Saga rreth Bremerit mori një përfundim të papritur. Lojtarin të gjithë e menduan si pjesë të Interit, por përfundimisht ai përfundoi në Juventus pasi Zonja e Vjetër iu bashkua garës disa ditë më parë.

Mbrojtësi brazilian dominoi në Serie A me fanellën e Torinos dhe prej kohësh ishte më lartë se klubi ku luante. Erdhi vera dhe nënshkrimin e tij për Interin që pritej tash e disa muaj dështoi.

Bremer kishte një marrëveshje me Interin dhe dy klubet gjetën një gjuhë të përbashkët për shumën finale.

Megjithatë, Juventusi iu bashkua garës pak ditë më parë, duke i ofruar lojtarit dhe klubit më shumë dhe braziliani zgjodhi te shkojë te Juventusi si një përforcim i madh dhe për të zëvendësuar Matthijs de Ligt, i cili u transferua te Bayern Munich.

Siç konfirmoi Fabrizio Romano me fjalët e famshme “Here we go”, është arritur një marrëveshje e plotë dhe Juventusi do t’i paguajë rivalit të qytetit 40 milionë euro, plus shtatë milionë bonuse.

Torino e pranoi ofertën pasi Interi u përpoq të ulte çmimin me disa milionë.

Bremer do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Juventusin dhe do të fitojë pesë milionë euro në sezon.

Oferta e fundit e Interit ishte 30 milionë euro plus një lojtar i ri, por jo e mjaftueshme për Torinon.

Interesant ishte fakti se Interi dhe futbollisti kanë arritur një marrëveshje për pagën gjashtë muaj më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version