Ish-gjyqtari i njohur spanjoll, Iturralde Gonzalez ka komentuar menjëherë gabimin e gjyqtarit Ignacio Iglesias Villanueva në ndeshjen mes Valencias dhe Barcelona.
Kjo te rasti në minutën e 30-të kur nuk e pranoi golin e Lionel Messit edhe pse topi kishte kaluar vijën e portës.
Gonzalez tani pjesë e AS për referim, nuk ia ka hedhur fajin kolegut të tij, por teknologjisë.
“Është gol i pastër, por faji është i La Ligas që nuk shpenzon para në teknologji. Dhe pastaj thonë se është liga më e mirë në botë”, ka thënë Gonzalez.
Vlen të theksohet se teknologjia VAR (ku gjyqtari do të ketë ndihmën e video imazheve) do të përdoret në La Liga në sezonin e ardhshëm.
Aktualisht VAR përdoret në Serie A dhe Bundesliga. /Telegrafi/