Ura e xhamit në Kiev e cila ishte shkatërruar gjatë një sulmi raketor rus në tetor, është rihapur për përdorim.
Njësia e xhamit dhe panelet e punuar nga xhami janë ndërruar, kurse kabllot janë riparuar, e ekspertët kanë ekzaminuar strukturën mbështetëse, transmeton Telegrafi.
Kjo urë gjithashtu është veshur me materiale kundër rrëshqitjes. Ura ishte objektiv i sulmeve raketore ruse.
Kamerat e sigurisë patën kapur momentin, kur ajo goditet me raketa dhe shkatërrohet gjatë ditës së 10 tetorit.
Kujtojmë se nga fillimi i luftës në Ukrainë, ushtria ruse ka për objektiv vazhdimisht infrastrukturën civile, e si pasojë e kësaj çdo ditë raportohet për dhjetëra civilë të vrarë. /Telegrafi/
After taking a near miss from a Russian cruise missile on October 10th, the Glass Bridge in Kyiv has reopened. https://t.co/bdCuVKOWqy pic.twitter.com/QoZeqJOYXn
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) December 18, 2022