Site icon Telegrafi

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

Nico Williams ka dhënë një deklaratë ku ka sqaruar edhe një herë tjetër përkushtimin që ka ndaj Athletic Bilbaos.

Reprezentuesi spanjoll u kërkua me ngulm nga Barcelona gjatë kësaj verë pas paraqitjeve të tij fantastike në triumfin e Spanjës në Euro 2024.

Përkundër optimizmit të madh që kishte për transferimin e tij në Kataloni, Athletic Bilbao ia doli të siguronte shërbimet e yllit të saj edhe për këtë sezon.

22-vjeçari ka folur pas humbjes së baskëve me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Atletico Madridit duke i qetësuar tifozët e ekipit të tij.

“Është diçka e mirë kur ekipet e mëdha ju kanë juve në agjendën e tyre, por unë e kam pasur gjithmonë të qartë, unë dëshiroja të mbetesha këtu”, ka thënë fillimisht Williams.

“Athletic Bilbao është një ndjenjë tjetër që nuk e merrni në klubet tjera. Po shikoj para për të bërë gjëra të mëdha në këtë klub”.

Lexo po ashtu U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

“Kishte oferta nga shumë klube, por zemra ime është me Bilbaon. Unë kam një kontratë këtu, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë kam qëndruar sepse doja të luaja në Evropë me Bilbaon dhe për këtë isha shumë i emocionuar”, përfundoi spanjolli.

Tashmë dihet se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të situatës së Williams të paktën deri në janar, por Athletic Bilbao janë të vendosur që të refuzojnë ofertat në mes të sezonit, përkundër faktit se Williams ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh.

Kjo do të thotë se klubi ka kontroll të limituar në atë që ndodhë në një periudhë afatgjatë, por Williams nuk do të largohet të paktën deri në 2025./Telegrafi/

Exit mobile version