Telegrafi

Ishin zënë rob nga rusët në Mariupol, ushtarët ukrainas ribashkohen sërish me familjet e tyre – publikohen momentet emocionuese

Pesë ushtarë ukrainas nga Mariupoli, që ishin zënë rob nga rusët dhe që ishin pjesë e programit për shkëmbimin e të burgosurve, janë ribashkuar me familjet e tyre.

Ky moment emocionues është filmuar, ku ushtarët ukrainas që mbronin pjesën e fundit të Mariupolit, fabrikën e çelikut Azovstal, kanë takuar fëmijët dhe gratë e tyre në Turqi, transmeton Telegrafi.

Ata shihen duke pritur me padurim që të takohen me familjarët e tyre që po prisnin disa të habitur dhe kishin dilema nëse ata ishin të lënduar apo do t’i shohin siç i kanë njohur gjithmonë.

Kujtojmë që qindra ushtarë të Ukrainës ishin zënë rob nga rusët, pasi kishin rrethuar fabrikën e çelikut brenda të cilës ishin strehuar.

Dorëzimi i tyre ishte bërë me urdhër të presidentit Volodymyr Zelensky, i cili u tha se duhet ta shpëtojnë veten duke u dorëzuar.

E shumë prej tyre kanë qenë të plagosur, pa ushqim, ujë dhe në gjendje të mjerueshme shëndetësore. Marrja e tyre si rob lufte, ishte një prej maktheve më të mëdha për familjarët e tyre.

Menduan se kurrë më nuk do t’i shohin, por ja që u buzëqeshi fati dhe u ribashkuan në Turqi, ku edhe shpërthyen lotët e gëzimit. /Telegrafi/