Telegrafi

Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapen dy shqiptarë në Greqi dhe Çeki

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët grekë dhe çekë, lokalizuan dhe më pas arrestuan përkohësisht në Greqi dhe në Çeki, dy shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritetet greke u bë ndalimi në Kavalai shtetasit Pëllumb Braçe, 63 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 15 vjet burgim, për mashtrim me pasoja të rënda. Pëllumb Braçe, u ka marrë me anë të mashtrimit, shumën 72 mijë euro, 2 shtetasve, duke u premtuar shitjen e një dyqani në një pallat të ri.

Ndërsa në Çeki u arrestua shtetasi Albert Lamaj, 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje. Për këtë shtetas gjykata ka dhënë 2 vjet burgim pasi sulmoi me thikë shtetasin M.Gj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë dhe ata çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt Shqipërisë. /Telegrafi/