Telegrafi

Ishin pozicionuar në pyje dhe prisnin t’i sulmonin ukrainasit, madje kishin marrë shumë municion me vete – rusët e pësojnë nga dronët e Kievit   

Ushtarë të shumtë të Kremlinit që ishin fshehur në një zonë pyjore dhe kishin marrë pozicionet për të sulmuar ukrainasit në lindje të vendit, janë penduar keq.

Në momentin që kishin sjell municion të shumtë duke menduar se do të ketë luftime të ashpra me ukrainasit dhe do t’i zmbrapsin, ndodhi e kundërta.

Dronët e ushtrisë së ukrainasve lokalizuan municionin e rusëve dhe filluan t’i gjuajnë duke ua hedhur në erë, dhe duke i lënë pa as edhe një plumb rezervë.

Garda Kombëtare e Ukrainës ka publikuar pamjet kur dronët hedhin në erë municionin e rusëve, transmeton Telegrafi.

“Nga mëngjesi, forcat tona speciale shkatërruan municionin e rusëve, që e kishin sjellë në pyje duke menduar se me të do të na shkatërrojnë”, thuhet në kumtesën e ukrainasve.

Shumë prej ushtarëve që kishin mbetur pa municion janë zënë rob, ndërsa disa prej tyre e pësuan me jetë derisa nuk iu bindën urdhrave të ukrainasve për dorëzim. /Telegrafi/