Site icon Telegrafi

Ishin pozicionuar në një zonë të gjelbëruar, menduan se kamuflimi nënë pemë do t’ju ndihmojë – momenti kur autoblindat ruse hidhen në erë

Nga sulmet e vazhdueshme si nga ajri ashtu dhe nga toka nga ana e ushtrisë ukrainase, rusët po pësojnë humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Një video e fundit e filmuar nga ajri shfaq momentin kur mjetet e blinduara të ushtrisë së Vladimir Putinit hidhen në erë nga ushtria ukrainase, transmeton Telegrafi.

Ato duket se ishin pozicionuar në një hapësirë të gjelbëruar, duke menduar se kamuflimi në pemë do t’ju ndihmojnë t’i fshehin nga objektivi i kamerës së dronit.

Megjithatë nuk kaloi shumë kohë dhe raketat e lansuar goditën me precizitet të lartë – duke i shkrumbuar një nga një mjetet e blinduara të rusëve.

Pamjet nga ajri shfaqin momentin kur një top i zjarrtë ngritet në qiell, dhe më pas edhe një re e madhe tymi të zi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version