Telegrafi

Ishin pozicionuar brenda istikameve, droni ukrainas hedh bomba mbi ushtarët rusë – e pësojnë keq  

Lufta në Ukrainë është duke vazhduar, ku po zhvillohen beteja të ashpra në rajonet që aktualisht janë nën kontrollin e rusëve.

E sulmet me dron nga ana e ukrainasve, dita ditës po japin efekte tejet të mëdha, ku shumë ushtarë rusë po e pësojnë keq nga këto sulme, transmeton Telegrafi.

Një sulm të tillë e ka publikuar Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ku shihen ushtarët rusë brenda istikameve – duke menduar se aty do të jenë të sigurtë.

Megjithatë, kur droni i lokalizoi filloi t’ju hedhë nga lartë bomba, të cilat binin me precizitet të paparë mbi ushtarët rusë.

Është interesant se njëri nga ushtarët rusë që ishte brenda istikameve, e pëson shumë keq kur bomba bie pak centimetra larg tij.

Madje nga shpërthimi i fuqishëm, helmeta e tij fluturon disa metra larg istikameve, kurse disa që kishin ngecur akoma brenda qëndrojnë të strukur dhe duke shpresuar se nuk do të bien bomba tjera. /Telegrafi/