Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy vëllezërit nga Peja, të cilët ishin shpallur në kërkim para disa ditësh.
Policia njofton se Adem dhe Besnik Bulliqi ishin në kërkim për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, e ndodhur më 13 korrik në Pejë, transmeton Telegrafi.
“Ju informojmё se me datё 01.08.2024 rreth orёs 19:30, hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP –Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore kanё arritur ta lokalizojnё vendqëndrimin e personave tё dyshuar, tё cilёt kanё qenё nё kёrkim pёr veprёn penale “ Vrasje e rёndё e mbetur nё tentativё” e ndodhur me datё 12.07.2024, nё Pejё”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, theksohet se tё dyshuarit janё arrestuar, tё njëjtit janё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, dhe pas intervistimit mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48- orё. /Telegrafi/