Telegrafi

Ishin futur nëpër istikame duke menduar se nuk do t’i gjejnë, e pësojnë keq pjesëtarët e ushtrisë private të Putinit – goditen me predha nga droni

Ushtria private e presidentit rus Vladimir Putin, Wagner, angazhohet kur i pari i Kremlinit ka nevojë që të kryhen disa punë të ndyra.

E shumë njësi të kësaj ushtrie janë dërguar që të luftojnë në Ukrainë, por deri më sot e kanë pësuar keq, transmeton Telegrafi.

Madje përmes publikimit të fotografive, ukrainasit kanë arritur t’i lokalizojnë dhe bombardojnë objektet që ata po i shfrytëzojnë si qendra komanduese.

Një rast i tillë edhe ishte filmuar për ta dokumentuar se sa amatorë janë treguar – pavarësisht se Putin pretendon se për të janë “elitar”.

Diçka e ngjashme ndodhi së fundmi në fushëbetejë, ku këto njësi ishin strehuar nëpër istikame duke menduar se nuk mund t’i shohin apo lokalizojnë, por edhe kësaj radhe u mashtruan keq.

Pamjet e publikuara më poshtë, janë filmuar nga droni dhe shihen ushtarët e Wagnerit nëpër istikame. Qëndrimi i tyre nuk zgjati shumë brenda këtyre “strehimoreve”, pasi u goditën nga predhat që i binin nga droni.

Në video shihet momenti kur bie predha mbi ta dhe e pësojnë ushtarët e Putinit, që ishin futur brenda istikameve.

Aty shihet edhe një tank i shkatërruar dhe kufomat e ushtarëve të vrarë rusë. /Telegrafi/