Brigada e 71-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, ka arritur të zmbraps një njësi të ushtrisë ruse në afërsi të Bakhmutit.
Trupat ruse ishin futur në një zonë malore, duke mos e ditur se po i priste në anën tjetër të malit artileria e ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Sapo filluan të shpërndahen dhe të marrin pozicionet luftarake, ata goditen me mortaja duke i detyruar të tërhiqen plotësisht nga ajo zonë.
Madje pamjet nga ajri tregojnë kur ndodhin shpërthimet pranë tyre, duke mos u lënë mundësi as të fshihen, kështu vendosën të tërhiqen.
Kujtojmë që në Bakhmut janë duke u zhvilluar luftime të ashpra mes rusëve dhe ukrainasve. /Telegrafi/