Telegrafi

Ishin futur në istikame dhe prisnin largimin e dronëve ukrainas, ushtari rus nxjerr kokën për ta vëzhguar situatën – e pëson keq

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka publikuar pamjet e një aksioni të brigadës së 30-të të motorizuar.

Ata kishin për objektiv caqet e ushtrisë ruse, që ishin fshehur nëpër istikamet e hapura dhe mendonin se do t’i shmangen dronëve të Kievit, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë vlen të theksohet është preciziteti i predhave ukrainase, që binin nga droni në drejtim të istikameve ruse.

Në një moment një ushtar shihet i fshehur duke tentuar të shikojë nëse dronët kanë ikur, dhe nuk i kanë detektuar fare.

Por ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi që në momentin që po vëzhgonte situatën një predhë e lëshuar nga droni përfundon pikërisht pak centimetra larg kokës së tij.

Nga shpërthimi i fuqishëm nuk vërehet fare, e pasi që largohet tymi shihet se ishte shembur pjesërisht vendi ku ishte fshehur ushtari rus, i cili kishte humbur jetën. /Telegrafi/