Tanket ukrainase kanë nisur një operacion që kishte për synim eliminimin e njësive ruse.
Në një zonë malore, forcat ruse ishin strehuar në një shtëpi private duke menduar se nuk do ta kuptojnë këtë “rreng” ukrainasit, transmeton Telegrafi.
Pasi ngritën në ajër dronin për të vëzhguar situatën në terren, operatori i dha dritën e gjelbër këmbësorisë ukrainase që u nis menjëherë në aksion.
Rrugës për atje iu bashkuan edhe tanket, që vazhdimisht shkrepën predha në drejtim të shtëpisë derisa ajo u shemb dhe mbeti vetëm rrënoja.
E ushtarët rusë as që e patën rastin të ikin nga atje, për faktin se ishin vazhdimisht nën zjarrin e ukrainasve. /Telegrafi/