Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Kujna ja ke lon”.
Kënga është pritur mirë nga publiku, gjersa të shumta kanë qenë edhe komentet pozitive në rrjetet sociale.
Mirëpo një koment tejet negativ i ka lënë përshtypje këngëtares me prejardhje nga Ferizaj.
Fifi publikoi një pjesë të këngës së re në Instagram dhe teksa po lezonte komentet, hasi në një të tillë ku shkruhej: “Ishalla ju futet Serbia t’ju lë shtatzëna”.
Ajo e ka publikuar komentin në fjalë dhe identitetin e personit, ngase një koment i tillë për çudi ka ardhur nga një shqiptar.
“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë duhet të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në çdo aspekt. E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhemi patriotë veç kur bëhet gol”, ka shkruar interpretuesja e hitit “Marova” në reagimin e saj.
Një koment i tillë duket se ka nxitur reagime të ashpra mu edhe për shkak të situatës së tensionuar aktuale në veri të Kosovës. /Telegrafi/