Ish-anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për shumë çështje.
Hyseni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti nuk po pëson ndryshime, por metamorfozë.
Ai thotë se është shumë e rëndësishme të lexohen me kujdes simbolikat që Kurti i ka ndryshuar, përcjell Telegrafi.
“Në atë pjesë të programit që është publikuar nuk duket askund çështja e termocentralit ‘Kosova e Re’. Në program nuk shihet askund tatimi progresiv si politikë e majtë. Në këto parime të marrëveshjes nuk shihen askund kauzat që Vetëvendosje kishte për 15 vjet”.
Ish-anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se simbolikat tregojnë se edhe përmbajtja do të jetë ndryshe.
Hyseni thotë se ajo që Vetëvendosje ka ndërtuar me dekada e që ishte ëndërr e një populli u shua për dy javë ditë.
“Kauzat që i ndërtuam për 15 vite ranë në ujë për dy javë ditë”.
Ish-zyrtari i Vetëvendosjes thotë se pas këtyre dy javëve, askush nuk mund të besojë më te Albin Kurti./Telegrafi/