Site icon Telegrafi

Ish-zyrtarët amerikanë ‘mbajnë bisedime të fshehta paqeje’ me rusët

Një grup ish-zyrtarësh të sigurisë amerikane kanë zhvilluar bisedime me një numër të rusëve të shquar, për një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën, raporton NBC News.

Në një shembull të nivelit të lartë të diplomacisë që po ndodh prapa skenave, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u takua me anëtarët e grupit për disa orë në prill në Nju Jork, thanë për NBC News katër ish-zyrtarë dhe dy zyrtarë aktualë, transmeton Telegrafi.

Në agjendën e takimit të prillit ishin disa nga çështjet më të ndjeshme për luftën në Ukrainë, si fati i territorit të kontrolluar nga Rusia që Ukraina mund të mos jetë në gjendje ta çlirojë kurrë, dhe kërkimi për një platformë diplomatike që mund të jetë e tolerueshme për të dyja palët.

Lexo po ashtu Analisti nga Qendra e Hagës për Studime Strategjike: Putin bëri një gabim vendimtar me ushtrinë

Të ulur me Lavrov ishin Richard Haass, ish-diplomat dhe presidenti në largim i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, thanë zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët.

Grupit iu bashkuan eksperti i Evropës, Charles Kupchan dhe eksperti i Rusisë Thomas Graham, të dy ish-zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit, të cilët janë anëtarë të këshillit për marrëdhëniet me jashtë.

Ish-zyrtarët amerikanë të përfshirë ose nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga NBC News ose refuzuan të komentojnë regjistrimin. Të gjitha burimet nuk pranuan të emërtohen për të konfirmuar bisedimet që synonin të mbaheshin konfidenciale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version