Site icon Telegrafi

Ish-ylli i United, City e Juventus, Carlos Tevez nis karrierën si trajner

(Foto: Twitter/Rosario Central)

Ish-sulmuesi i Manchester United, West Ham United, Juventus e Manchester City, Carlos Tevez, është duke hedhur hapat e parë në trajnim pasi trashëgoi drejtimin e skuadrës argjentinase, Rosario Central.

38-vjeçari i dha fund karrierës aktive si futbollist gjatë këtij muaji, pas vdekjes së babait të tij, ndërsa tani po nis ndërtimin e një aventure të re.

Ka pasur dyshime nëse Tevez e ka kualifikimin e nevojshëm për të drejtuar ekipin e Rosarios, mirëpo marrëveshja është arritur dhe ai do të jetë trajner.

Edhe pse nuk ka përvojë si trajner, karriera e gjatë dhe e suksesshme e argjentinasit është një shenjë paralajmëruese se mund të rezultojë i suksesshëm edhe në këtë profesion.

Lexo po ashtu Zyrtare: Carlos Tevez njofton se i ka dhënë fund karrierës

“Jam shumë i emocionuar për projektin që po bëj së bashku me vëllezërit e mi dhe Chapa Retegui. Kam vendosur të jem trajner. Kemi katër apo pesë muaj që punojmë së bashku dhe po krijojmë një projekt shumë të mirë global. Jam vërtet i interesuar për këtë”, ka thënë më herët Tevez. /Telegrafi/

Exit mobile version