Site icon Telegrafi

Ish-ylli Real Madridit zbulon se u këshillua nga Messi para se të vendosë për klubin e radhës

Keylor Navas ka zbuluar se ai ka folur me ish-bashkëlojtarin e tij tek PSG-ja, Lionel Messi para se të siguronte transferimin befasues tek Newell’s Old Boys. 

Portieri veteran ka qenë një lojtar i lirë që prej se u lirua nga Paris Saint-Germaini në verën e 2024, por tashmë e gjen veten në Amerikën Jugore në moshën 38-vjeçare. 

Ish-ylli i Real Madridit, Navas, është i kënaqur që ka marrë një tjetër kontratë në këtë moshë, falë këshillës nga Lionel Messi. 

“Kisha njohuri për klubin, historinë e tyre dhe legjendat që kanë luajtur atje. Para se të vija, unë bisedova me Messin dhe ai nuk kishte asgjë përveç gjëra pozitive për të thënë”, ka thënë Navas”. 

Navas tashmë është prezantuar para një tifozerie pasionante në ‘Estadio Marcelo Bielsa’, vend të cilin së shpejti do ta quajë shtëpi të tij. 

“Pritja që kam marrë ka qenë mahnitëse, më ka dhënë emocione. Kam dëgjuar për atmosferën këtu, por ta përjetoja personalisht ishte diçka tjetër”. 

Navas ka fituar tre tituj kampioni të La Ligas dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, para se të transferohej tek PSG-ja. 

Ka pasur thashetheme se Navasit mund t’i bashkohet edhe Messi në një të ardhme të afërt pasi ta përfundojë aventurën me Inter Miamin./Telegrafi/

Exit mobile version