Site icon Telegrafi

Ish-ylli i Liverpoolit i kërkon klubit të konsiderojë Southgaten si pasues i Kloppit

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Glen Johnson, i ka kërkuar klubit që të konsiderojë emërimin e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, për të zëvendësuar Jurgen Klopp në fund të sezonit.

Klopp ka qenë në krye të klubit Merseyside për nëntë vjet, kështu që njoftimi për largimin e tij e dërgoi klubin në një re mjaft të paparë pasigurie.

Liverpooli ka qenë shumë i lidhur me ish-lojtarin e tyre Xabi Alonso, i cili po shijon një sezon të bujshëm me Bayer Leverkusen, megjithatë, raportet e fundit kanë sugjeruar se spanjolli do të preferonte një kalim te Bayern Munich.

Lexo po ashtu Xabi Alonso 'merr vendim' se kë do të zgjidhte mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut

Me këtë në mendje, ish-mbrojtësi i djathtë i Liverpool dhe Anglisë, Glen Johnson, ka bërë një sugjerim mjaft të guximshëm që klubi i tij i vjetër duhet të bëjë një lëvizje për Southgate.

“Është e vështirë të flasësh sepse nuk dëshiron të shkosh në një turne të madh duke spekuluar nëse trajneri i Anglisë do të shkojë diku tjetër dhe gjithashtu nuk dëshiron të bësh supozime”, ka thënë fillimisht Johnson në një intervistë me Betfred.

“Nëse ai është i disponueshëm gjatë verës, atëherë duhet të shikoni të gjitha opsionet. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer me Anglinë, kështu që nuk ka asnjë arsye pse ai nuk mund të jetë i suksesshëm me një klub si Liverpool pasi ai do të kishte të bënte me një standard të ngjashëm lojtarësh”.

“Ju do të duhet të bëni një bisedë, sepse nuk mund ta përjashtoni atë nëse ai është i disponueshëm”.

Pavarësisht se çfarë thonë njerëzit, është e padiskutueshme që koha e Southgate si trajner i Anglisë ka qenë një sukses duke pasur parasysh rekordin e mëparshëm në turnetë ndërkombëtare.

Ish-trajneri i Middlesbrough e ka çuar Anglinë në një gjysmëfinale të Kupës së Botës, si dhe në finalen e Evropianit në periudhën e tij tetëvjeçare si trajner.

Ndërsa mund të duket e pamundur që Southgate të largohet nga kombëtarja për në Ligën Premier, duket se ka interes të vërtetë nga Manchester United i Sir Jim Ratcliffe.

Johnson gjithashtu komentoi këto thashetheme të fundit, por nuk ishte i bindur se Old Trafford do të ishte një mjedis i mirë për Southgate.

“Ka pasur një numër të menaxherëve të mirë dhe të suksesshëm që kanë hyrë në punë në Manchester United dhe kanë pasur vështirësi, kështu që nuk do të ishte i garantuar suksesi për Gareth nëse ai do të merrte vendin e punës”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version