Ish-ndihmës trajneri i Belgjikës, Graeme Jones mendon se Thibaut Courtois do të largohet “patjetër” nga Chelsea para se të mbyllet afati kalimtar i verës.
Portieri 26-vjeçar ka qenë i lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu tash e disa kohë pasi nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u ribashkuar me familjen e tij në Spanjë.
Pritet që Los Blancos të rrisin ndjekjen gjatë javëve të ardhshme, me Goal.com që ka zbuluar se gjigantët e La Ligas thjesht po presin Chelsean për të gjetur një zëvendësim të përshtatshëm.
Sapo të përfundojë kërkimi, Jones, i cili e la punën e tij me Belgjikën për t’u bashkuar me stafin stërvitor të Darren Moore në West Brom – beson se Courtois do të largohet nga Stamford Bridge.
“Mendoj se definitivisht Thibaut do të largohet”, ka thënë fillimisht Jones për talkSPORT.
“Ai është në vitin e fundit të kontratës së tij tani, dhe unë të jem i sinqertë mund ta shoh atë duke u larguar”.
“Natyrisht që ai fitoi Dorëzën e Artë në Kupën e Botës dhe pati një turne fantastik”.
“Unë mendoj se ai do të lëviz nga Chelsea”, përfundoi ish-ndihmësi i Belgjikës. /Telegrafi/