Massimo Carrera po mbështet Antonio Conten për të sjellë trofeun e Serie A te Interi.
Conte erdhi para disa javësh në krye të Interit si pasues i Luciano Spallettit, i cili u shkarkua nga drejtuesit pas dy viteve të kaluara në Giuseppe Meazza.
Ardhja e Contes në drejtimin e Interit ka rritur besimin tek klubi Nerazzurrë dhe tifozët e tyre, por jo vetëm tek ta.
Edhe ish-ndihmësi i Contes dhe ish-trajneri i Juventusit, Carrera beson se italiani do të ketë sukses te Interi dhe mund të fitojë Scudetton.
“Jam i sigurt se Interi mund të fitojë titullin këtë sezon për shkak të cilësive të Antonios”.
“Mendoj se Conte mund të jetë aq vendimtar sa Cristiano Ronaldo”.
“Interi duhet të merret parasysh në garën për titullin e Serie A këtë sezon”, ka thënë Carrera. /Telegrafi/