Radamel Falcaos i është ofruar një transferim befasues që mund të çojë në një rol të ri kur t’i përfundojë karriera aktive si futbollist.
Sulmuesi kolumbian aktualisht është pjesë e klubit të La Ligas, Rayo Vallecano. Koha e tij në futbollin evropian mund të marrë fund, mirëpo lista e ofertave për 37-vjeçarin nuk është e shkurtër.
Sipas Marca, klubi malajzian, Johor Darul Ta’zim (JDT), është i interesuar ta transferojë Falcaon në Azi.
Në bazë të njoftimit, klubi i ka ofruar ish-sulmuesit të Manchester Unitedit dhe Chelseat kontratë dyvjeçare për të luajtur në Superligën e Malajzisë.
Kontrata potenciale do të përfshinte gjithashtu një mundësi për t’u bërë ambasador për ekipin e tij të ri, si dhe shtetin e Johor, pas daljes në pension.
Futbollisti është shumë i interesuar për transferimin, mirëpo JDT ka konkurrencë nga Valencia.
Ndryshe, mesfushori nga Vitia, Liridon Krasniqi është në pronësi të Johor Darul Ta’zim nga viti 2019, mirëpo në vitet e fundit ka qenë i huazuar në klube të ndryshme. Aktualisht, është i huazuar te Terengganu. /Telegrafi/