Telegrafi

Ish sulmuesi i Chelseat: Abramovich po dikton blerjet e Arsenalit

Ish sulmuesi i Chelseat, Tony Cascarino, ka treguar se si Roman Abramovich është duke e diktuar politikën e transferimeve te Arsenali. 

Cascarino beson se blerja e bërë nga Chelsea për 30 milionë funte e Michy Batshuayi nga Marseille, e ka detyruar Arsenalin që të hidhet në sulm për Alexandre Lacazette, por duke mos paguar, pasi blutë i kanë ngritur çmimet e lojtarëve.

“Kam biseduar me njerëz në Francë duke i pyetur se si ndodhi që Batshuayi shkoi te Chelsea nga Marseille për 30 milionë funte, ndërsa Arsenali kërkon ta marr për të njëjtin çmim Lacazetten”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

“Ata nuk duan të ngjiten më lartë, nuk duan të pagujanë 50 milionë euro për një lojtar që sipas tyre është i njëjtë”, ka thënë Cascarino.

Arsenalit nuk është duke i pëlqyer mënyra se si skuadrat e tjera janë duke e diktuar fatin kalimtar me çmime të fryra. /Telegrafi/