Site icon Telegrafi

Ish-sulmuesi Amoruso këshillon Juventusin: Lukaku më i mirë për ekipin sesa Dybala

Ish-sulmuesi i Juventusit, Nicola Amoruso beson se Romelu Lukaku përshtatet më mirë me Bianconerët sesa Paulo Dybala, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

Amoruso ishte bashkëlojtarë me lojtarë si Alessandro Del Piero, Filippo Inzaghi dhe David Trezeguet dhe luftonte për një vend me ta në Juventusin midis vitin 1996 dhe 2002, por megjithatë arriti 29 gola dhe tre Scudetto me bardhezinjtë.

Ish-sulmues i Zonjës së Vjetër u pyet për dëshirën e klubit për të shkëmbyer Dybala me numrin 9 të Manchester United dhe mendimi i tij ishte pohues.

Lexo po ashtu Lukaku është pajtuar me kushtet e Juventusit

“Ai [Lukaku] është një lojtar që ka forcë të madhe, veçanërisht në garat e Evropës”, ka thënë fillimisht 44-vjeçari për Il Bianconero.

“Do të jetë vendimtare që Lukaku të integrohet me Ronaldon në mënyrë që portugezi të përfitojë nga lëvizet dhe fiziku i tij”.

Nicola Amoruso duke shënuar një gol me fanellën e Juventusit (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ai është lloji i lojtarit që mund të bëjë ndryshimin menjëherë. Nëse ai nuk ka probleme të përshtatet, ai mund të jetë vendimtar në një kohë të shkurtër”.

“Mbi të gjitha, ai do të shtojë atë që ekipit i mungoi në ndeshjet e Ligës së Kampionëve”.

Lexo po ashtu Dybala vështirëson edhe më shumë kalimin te Unitedi, kërkohen miliona euro komision për agjentin

“Dybala ka më shumë teknikë, por Lukaku sigurisht që nuk ka mungesë në atë aspekt. Në të vërtetë, ai kombinon teknikën e mirë me një fizik mbresëlënës”.

“Dybala, përkundrazi, ka luftuar më shumë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, për të imponuar teknikën e tij, sepse ai është më pak fizik”.

“Mendoj se është një zgjedhje shumë e arsyeshme nga menaxhmenti shkëmbimi mes tyre”, përfundoi Amoruso. /Telegrafi/

Exit mobile version