Telegrafi

Ish-shefi i CIA-s: Udhëtimi i Biden në Izrael tregon seriozitetin e luftës

David Petraeus, ish-drejtori i CIA-s dhe gjeneral i pensionuar i ushtrisë amerikane, gjatë një bisede për BBC ka deklaruar se vizita e Joe Bidenit në Izrael është tregues sesa serioz është konflikti.

“Shkuarja e Bidenit në Izrael tregon sesa e rëndësishme është për presidencën, SHBA dhe aleatët e tanë në mbarë botën”, tha Petraeus, transmeton Telegrafi.

Gjenerali amerikan theksoi se zyrtarët gjithashtu po përcjellin me vëmendje sesi po veprojnë vendet e tjera në veçanti Irani.

Lexo po ashtu Ushtria izraelite publikon pamjet: Aeroplanët tanë bombarduan selinë e Hamasit dhe bankën që e financonte

“Jo domosdoshmërisht atë që ata bëjnë drejtpërdrejt, edhe pse kjo nuk mund të përjashtohet, por ajo që ata bëjnë përmes aleatëve të tyre, përmes militantëve që mbështesin në Irak, Siri dhe Liban”, shtoi Petraeus.

“Ekziston rreziku i madh, ka shumë potencial për sfida të mëtejshme nëse lufta bëhet rajonale”, tha ai, duke shtuar se udhëheqja ushtarake e Izraelit “e kupton qartë madhësinë e asaj që pret”. /Telegrafi/