Telegrafi

Ish-presidentja Jahjaga sot do të flas para Kongresit Amerikan për krimet e luftës në Kosovë

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, përmes një seance dëgjimore sot do të ndaj me Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, në Kongresin Amerikan realitetin e luftës në Kosovë si dhe do të dëshmojë se si përkundër krimeve të tmerrshme ndaj civilëve, ende nuk ka pasur drejtësi në Kosovë.

Gjatë seancës do të dëgjohen edhe dëshmitë e Vasfije Krasniqi Goodman, heroinë dhe e mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë, dhe Ilir Bytyqi, tre vëllezërit e të cilit janë vrarë gjatë luftës.

Lexo po ashtu Ish-presidentja Jahjaga do të dëshmoj para Kongresit Amerikan për krimet e luftës në Kosovë

Për më tepër, Paul Williams, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, do të flas për luftën në Kosovë nga perspektiva e të drejtës ndërkombëtare

Ndryshe, kjo seancë dëgjimore do të mbahet me kërkesë të ish presidentes Jahjaga drejtuar kongresistit amerikan, Eliot Engel. /Telegrafi/