Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tha se presidenti amerikan Joe Biden do të duhej të vizitonte Ukrainën derisa në Evropë mbahet samiti i NATO-s gjatë javës së ardhshme – përkatësisht në Bruksel.
“Pse jo – është një mik i mirë i imi, është mik i mirë i Ukrainës, Joe Biden – lider global që demonstroi lidershipin tani – pse nuk vjen për vizitë këtu gjatë javës së ardhshme në shenjë solidariteti”, tha Poroshenko i veshur me rroba ushtarake përkrah ushtarëve tjerë ukrainas në Kiev, transmeton Telegrafi.
“Do të ishte një hap i duhur për të demonstruar se tërë bota është e bashkuar kundër Rusisë”, shtoi Poroshenko.
Presidenti amerikan do të udhëtoj për në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, që do të mbahet më 24 mars dhe do t’ju bashkohet pjesëmarrësve edhe në takimin e Këshillit të Evropës, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. /Telegrafi/