Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se “vetëm 30 për qind e brigadave ukrainase” të rezervuara për kundërsulm, janë aktive.
“Mungesa e dominimit ajror të Ukrainës dhe sistemet ‘superiore’ të luftës elektronike të Rusisë, aeroplanët luftarakë dhe mbrojtja ajrore ishin shqetësuese”, tha ai për Sky Neës.
Por ai shtoi se: “edhe gjatë asaj situate ne demonstruam përparim gjatë kësaj kundërofensive”, transmeton Telegrafi.
I pyetur se sa kohë do të duhet që Ukraina të jetë e lirë, ai tha: “Më falni, ju lutem – pa shkallë, pa kohë. Gjithçka varet tani nga aftësia e forcave të armatosura ukrainase dhe mendoj se kemi më shumë se mjaftueshëm motivim”.
“Ne befasuam botën, bëmë mrekullinë dhe ndaluam fuqinë e dytë bërthamore më të madhe në botë”, shtoi ai.
Ish-presidenti theksoi se Ukraina ka bërë një “mrekulli” në ndalimin e pushtimit rus.
“Rusia është shumë e fortë, por ne nuk kemi asnjë dyshim për fitoren tonë”, tha Poroshenko për fund. /Telegrafi/