Furnizimi i Rusisë me armë nga Koreja e Veriut, nuk do ta ndryshonte rrjedhën e luftës, ka bërë të ditur ish-presidenti ukrainas.
Duke folur për pretendimet se Vladimir Putin do të mund të priste në vizitë Kim Jong-un për të diskutuar për dërgimin e mundshëm të armëve, Petro Poroshenko ka thënë për Sky News se kjo tregon për “izolimin total” të Putinit, transmeotn Telegrafi.
Tha se janë “miq” të Rusisë, Koreja e Veriut, Siria dhe Irani të cilët i quajti “paria ndërkombëtare”.
“Municioni i verikoreanëve padyshim që nuk do ta ndihmojë Rusinë të ndalë kundërofensivën ukrainase”, tha Poroschenko.
Në anën tjetër lajmi se Putin dhe Jong-un mund të takohen diku në Rusi, ka alarmuar autoritetet amerikane që paralajmëruan sanksione kundër Koresë së Veriut nëse i dërgon armë Moskës. /Telegrafi/