Organizata ruse e të drejtave të njeriut Gulagu ka publikuar dëshminë e dy ish-komandantëve të grupit mercenar rus Wagner, të cilët shkuan në luftë në Ukrainë pasi u rekrutuan nga burgu.
Bëhet fjalë për Azamat Uldarov, ish i dënuar i Kolonisë së Punës Korrektuese nr. 13 të Zyrës ruse të Shërbimit Federal të Burgjeve nga rajoni i Saratovit (i falur nga 23 gusht 2022) dhe Aleksei Savichev, ish i dënuar për Koloninë e Punës Korrektuese nr. 1 i Zyrës ruse të Shërbimit Federal të Burgjeve nga Voronezh (i falur nga 2 shtator 2022), transmeton Telegrafi.
Uldarov dhe Savichev janë aktualisht në Rusi dhe gjatë intervistës ata kanë rrëfyer për vrasjet e fëmijëve ukrainas në Bakhmut dhe Soledar.
Themeluesit të faqes së internetit Gulag.net, Vladimir Osechkin, i treguan detajet e të shtënave të më shumë se 20 fëmijëve dhe adoleshentëve ukrainas, hedhjen në erë të një grope me më shumë se 50 të burgosur të plagosur dhe të ashtuquajturit pastrimi i objekteve të banimit.
Një nga pjesëtarët e Wagnerit pranoi se “qëlloi në kokë një vajzë pesëvjeçare” kur ata po ecnin drejt Soledarit dhe Bakhmut.
“Ajo bërtiste, e kuptoni, është një fëmijë i vogël, qëllova në kokë një vajzë 5-vjeçare”, tha ai.
Uldarov pretendon se ka “pastruar” bodrumin me 300-400 civilë, 40 prej të cilëve fëmijë.
Ai deklaroi se ishte një pallat 9-katësh, se “nuk kishte zgjidhje” dhe se kishte urdhër që t’i hiqte qafe të gjithë.
“Unë e zbatova urdhrin me këtë dorë, i vrava fëmijët. E kuptoni, me urdhër. Fakti që ne na urdhëruan t’i vrasim të gjithë… Ne shkuam dhe i vramë të gjithë – gra, burra, pensionistët dhe fëmijët, veçanërisht fëmijët e vegjël, pesëvjeçaren”, tha ai.
Ata theksuan se urdhri për spastrimin e Bahmutit erdhi drejtpërdrejt nga kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin. Ai dyshohet se ka urdhëruar që të mos kursejnë askënd, as të moshuarit dhe as fëmijët. Ata shtuan se situata në Soledar ishte edhe më e keqe.
“Banorët paqësorë dolën jashtë. Dhe kishte një urdhër: qëlloni të gjithë mbi 15 vjeç. U qëlluan 20-24 njerëz, dhjetë prej tyre 15 dhe 17 vjeçarë”, tha Savichev.
I pyetur se sa civilë të paarmatosur vranë në shkurt 2023, Savichev u përgjigj se ukrainasit 15-vjeçarë “vështirë se mund të quhen civilë”.
Të dy ish-komandantët e njësive të Wagner konfirmuan se Prigozhin personalisht lëshoi urdhra kriminalë për ekzekutimin e njerëzve, duke miratuar metoda terroriste dhe brutalitet. Një nga ish-pjesëtarët tha gjithashtu se në një rast u dehën dhe kapën 15 persona që nuk donin të luftonin.
Savichev vuri në dukje se luftëtarët e Wagner morën kërcënime me vdekje kur flisnin me gazetarët. Video intervista zgjat gjithsej 77 minuta dhe Uldarov dhe Savichev asnjëherë nuk shprehën keqardhje për veprimet e tyre. Uldarov tha se nuk marrin robër dhe praktikojnë vrasjen e ushtarëve ukrainas.
“Kryesisht me thikë. Presim fytin. E filmojmë. Kur Prigozhin tha vare, morëm një litar dhe e varëm. Kjo është metoda e tij. Ai është një person i tmerrshëm”, vazhdoi ai. /Telegrafi/
"She's a little kid, 5 or 6 years old. I took a killshot. We were told to let no one out"
Russian project Gulagu net published a video with the confessions of two convicts, ex-commanders of Wagner PMC subdivisions – Azamat Uldarov and ex convict Aleksey Savichev.
They admit to… pic.twitter.com/X1cNpM0Rr6
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) April 17, 2023