Site icon Telegrafi

Ish-pjesëtari i grupit famëkeq rus Wagner, thotë se dezertoi pasi e kuptoi se po rekrutoheshin të dënuarit për vrasje e përdhunime

Një ish-pjesëtar i grupit famëkeq paramilitar rus Wagner, ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar derisa ishte pjesëtar i kësaj njësie.

Ai ishte dërguar në luftë në Ukrainë, por kur kuptoi se çfarë po ndodhte kishte vendosur të dezertojë, transmeton Telegrafi.

Ky i ri ka pranuar të rrëfej se si të burgosurit janë rekrutuar nga kreu i Wanger Group, Yevgeny Prigozhin, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.

Pranoi se gjërat filluan të ndryshojnë për të, kur kuptoi se po rekrutoheshin të dënuarit për vrasje, përdhunime e kanibalizëm.

Madje thotë se të gjithë ata që refuzonin t’ju bindeshin urdhrave të mikut të Putinit, rriheshin e në shumë raste edhe ekzekutoheshin në mënyrën më brutale. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ac02pbMhh1k&ab_channel=WarthogDefense

Exit mobile version