Telegrafi

Ish-pjesëtari i FSB-së: Pjesëtarët e Wagner-it janë gati të vrasin rusët nëse maniaku Prigozhin i urdhëron ta bëjnë këtë

Ish-agjenti i FSB-së dhe blogeri ushtarak rus Igor Girkin, i njohur gjithashtu si Igor Strelkov, ka paralajmëruar se anëtarët e grupit mercenar rus Wagner nuk do të hezitojnë të vrasin rusët nëse urdhërohen ta bëjnë këtë nga lideri i tyre Yevgeny Prigozhin.

Kujtojmë se pjesëtarët e Wagner-it nisën një rebelim të armatosur jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse muajin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Prigozhin më pas akuzoi forcat e rregullta ruse se sulmuan pozicionet e Wagner-it në Ukrainë. Gjatë rebelimit, ata zunë pozicione ushtarake në Rostov dhe u drejtuan drejt Moskës.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë si duket ura e Krimesë pas shpërthimeve të mbrëmshme

Megjithatë, gjithçka përfundoi shpejt falë një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.

Dje, Strelkov shkroi në kanalin e tij Telegram se gjatë rebelimit, pjeswtarwt e Wagner-it “demostruan në mënyrë të përsosur gatishmërinë e tyre” për të “vrarë bashkëqytetarët e tyre” në të ardhmen në përputhje me urdhrat e “maniakut (Prigozhin)”, raporton Newsweek.

“Parullat e të ashtuquajturit Marshi i Drejtësisë u bënë një pikë referimi në ekzistencën e mëtejshme të Wagner-it dhe ato forca që mbetën në formacionin e armatosur të lartpërmendur ilegal nën komandën e (Prigozhin), janë të njëjtit tradhtarë të Rusisë. ashtu siç është vet Prigozhini”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Inteligjenca ukrainase pas shpërthimeve: Ura e Krimesë është ndërtim i panevojshëm

“Është saktësisht e njëjta gjë. Ushtria private e Prigozhin nuk ka të drejtë morale ta konsiderojë veten mbrojtës të atdheut. Dhe luftëtarët e tij mbrojnë të drejtën e tyre për të vrarë këdo dhe kudo për paratë që u paguan punëdhënësi i tyre,” shtoi ai.

Strelkov theksoi se Wagner nuk kishte “pësuar dënimin më të vogël” për rebelimin e dështuar kundër Rusisë. /Telegrafi/