Telegrafi

Ish-partia e Ivanoviqit i bashkohet Listës Serbe, anëtari i pakënaqur e quan të turpshëm vendimin

Iniciativa Qytetare, SDP, lideri i së cilës ishte Oliver Ivanoviq që u vra gjatë vitit të kaluar në veri të Mitrovicës, ka njoftuar se në zgjedhjet e tetorit në Kosovë do t’i bashkohet në garë listës të cilës i prinë Lista Serbe, shkruan Danas.

Në komunikatën e SDP thuhet se “serbët në Kosovë në këto momente kanë nevojë për bashkim dhe përkrahje të shtetit të Serbisë për shkak të ruajtjes së interesave shtetërore dhe nacionale”, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar kohë më parë se kjo parti politike do të kumtojë sot vendimin nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet të jashtëzakonshme parlamente në Kosovë, që parashihen të mbahen më 6 tetor.

E Marko Jakshiq një aktivist dhe politikan serb nga Iniciativa Qytetare, këtë veprim të partisë SDP që është themeluar nga Oliver Ivanoviq, e ka vlerësuar se si të turpshme sidomos pas vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Ndërkaq në një postim tjetër ka shkruar se ka dalë nga kjo parti me arsyetimin se nuk dëshiron ta “lidhin me disa fytyra apo opsione politike”. /Telegrafi/