Site icon Telegrafi

Ish-opinionistja e BBVA, Balinda Bodinaku komenton lojën e Luizit: Një ndër më të fortët që ka hyrë ndonjëherë në shtëpi

Balina Bodinaku ka qenë opinionistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte në panel me Arbër Hajdarin, gjersa në BBVA 2 është zëvendësuar nga gazetarja Zhaklina Lekatari.

Megjithatë, ajo ka dhënë një mendim në lidhje me konkurrentët e këtij viti, duke e vlerësuar më së shumti Luiz Ejllin – si një nga personazhet më të fortë që ka hyrë ndonjëherë në këtë format televiziv.

@deepfeelings_29 #fyp #foryou #foryoupage #bigbrother #bigbrothervip #bigbrothervipalbania #luizejlli #balinabodinaku ♬ original sound – deepfeelings_29✨

“Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së Big Brother, ndoshta një ndër më të fortët që ka hyrë ndonjëherë në shtëpi, për arsyen e vetme sepse loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, i duruar dhe nuk merr asgjë personale”, tha ajo.

Lexo po ashtu Ironizoi me të në BBVA, Beatrix Ramosaj i drejtohet Luiz Ejllit: Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ty

Bodinaku tutje shtoi: “Asgjë nuk është më e rëndësishme për të se sa qëllimi për të cilin ka hyrë brenda. Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket. Gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është, (pra) nga Luizi që ne njohim jashtë. Dhe çfarë është më e rëndësishmja për një lojtar: nuk i blihet mendja”.

Për Luizin ka pasur reagime edhe nga artistë të njohur shqiptarë që kanë treguar mbështetjen e tyre përmes rrjeteve sociale.

Ejlli është një nga konkurrentët që përfshihet në të gjitha situatat e ngjarjet që ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version