Telegrafi

Ish-ndihmësi i Jose Mourinhos e “dërgon” Lionel Messin te Interi

Jose Morais, ish-zëvendësi i Jose Mourinhos kur ishte te Interi, ka thënë se Lionel Messi do të shkojë te Interi.  

Pavarësisht dëshirave, zërave, përgënjeshtrimeve dhe ëndrrave që prej disa javësh shkojnë në drejtim të Lionel Messit dhe kalimit të tij te Interi, lojtari nuk ka dashur të dëgjojë.

“E ardhmja e Messit do të jetë te Interi. Prania e Zanettit në bordin drejtues të klubit zikaltër do të jetë përcaktuese në këtë transferim”, është shprehur Jose Morais për gazetën El Mundo Deportivo.

Një parashikim ky që i bën të ëndërrojnë tifozët e Interit edhe më tutje.

Edhe pse Messi ka deklaruar se nuk largohet nga Barca, kriza e coronavirusit që i ka kapluar klubet mund të vendos që klubi katalanas të marrë vendim të rëndë. /Telegrafi/