Telegrafi

Ish-ndihmës trajneri i Interit: Juventusi më i mirë sesa Interi i Mourinhos

Ish-ndihmësi i Interit, Fernando Orsi, pretendon se Juventusi është “më i mirë” se skuadra e Interit që fitoi kurorën e trefishtë nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Bardhezinjtë janë në rrugën e duhur për një kurorë të trefishtë të mundshëm këtë sezon pas arritjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, finalen e Coppa Italia kundër Lazios dhe janë tetë pikë para vendin të dytë në krye të Serie A.

Orsi është pyetur nëse Juventusi i Max Allegrit mund të ndiqet në gjurmët e triumfit historik të Interit në vitin 2010, ndërsa përgjigja e tij ka qenë se ky Juventus është më i mirë se Interi i Mourinhos.

Lexo po ashtu Zanetti: E duam Interin në mesin e 10 skuadrave më të mira në botë

“Ky Juventus luan më mirë dhe unë mendoj se janë më të vetëdijshëm për aftësitë e tyre sesa Interi”, ka thënë fillimisht Orsi për Radio Radio.

“Ju nuk mund të shihni asnjë frikë në mënyrën se si iu afruan ndeshjes së dytë në Camp Nou mbrëmë dhe Juventusi u tregua superior ndaj Barcelonës”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Bonucci: Juventusi dëshiron ‘tripletën’

“E vërteta është se jo vetëm që ata mbrojnë shumë mirë, por edhe harxhojnë shanset për ta fituar atë në kundërsulm. Allegri meriton falënderim që ka bërë më të mirën e skuadrës së tij”.

“Duke pasur Mario Mandzukicin në të majtë është një ide e madhe në një nivel taktik”, përfundoi ish-ndihmës trajneri i Interit.

Orsi ishte ndihmës menaxher në Inter nga 2004 deri në vitin 2007 nën drejtimin e Roberto Mancinin, i cili gjithashtu punoi në Lazio. /Telegrafi/