Ish-ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil në vitet ’90-ta, Halil Bicaj, ka folur rreth marrëdhënieve në mes UÇK-së dhe FARK-ut gjatë kohës së luftës.
Bicaj ka thënë se përveç problemeve politike nuk ka pasur probleme të tjera, pasi të dyja kanë luftuar për atdhe.
Sipas tij, gjatë kohës së luftës ish-krerët e UÇK-së si, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kanë menduar për pozita.
Bicaj i përmendi edhe ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, për të cilët tha se u interesonin vetëm “pozitat”.
“Aty ka pasur do sene të tjera… S’kanë mund me na thirr ata një ‘kolonë e pestë’, (si kolonë e pestë për të prishur punë) kur ti po shkon me luftu për atdheun. Por, ka pasur nga ana politike e tyre. Politika e LPK-së, LKÇK-së. Do farë politika të tyre kanë tentu çdo herë. Bile edhe do anëtarë u thirrshin anëtar të shtabit. Për shembull kam pas takime me Hashimin [Thaçi] me Kadrinë [Veseli], me këta tjerët. Atyre në një kohë iu ka interesu si me ardh në pozita”, ka thënë Bicaj, në Debat Plus të RTV Dukagjini.
Më tej, Bicaj ka theksuar se gjatë kohës së luftës ka dëgjuar zëra që thoshin se “nëse çlirohet Kosova me Ibrahim Rugovën, mos u çliroftë kurrë”.
“Kam dëgjuar më vesh e mi një njeri që thoshte ‘nëse çlirohet Kosova me Ibrahim Rugovën, kurrë mos u çliroftë’”, ka theksuar ai.
Bicaj ka treguar se për çfarë arsye kolonel Ahmet Krasniqi nuk ishte bërë ministër.
Ai tha se që të caktohet ministër, është dashur ta marrë pëlqimin e parlamentit apo të kryetarit të Kosovës, sepse sipas tij ata mund ta caktonin.
“Për mu caktu është dashtë Parlamenti ose kryetari i Kosovës, apo qeveria ta miratoj propozimin. Aty ka qenë problemi, është dashtë dikush ta bëjë nuk është varë nga ne”, tha Bicaj.
Tutje ai tha se beson që ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka pasur mendime pozitive për Ahmet Krasniqin. /Dukagjini/