Site icon Telegrafi

Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqje

Një ish-ministër i parë i punëve të jashtme – i cili shërbeu nën presidentin rus, Boris Jelcin në vitet 1990 – po u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste ndaj agresionit të Ukrainës.

Lexo po ashtu Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë për kryediplomatin aktual rus Lavrov: Dikur më mbronte shpinën, sot do të shqetësohesha po të ishte pas meje

“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi”, shkroi Andrei Kozyrev në Twitter.

“Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë”, pohoi ai.

Kjo vjen pasi dhjetëra diplomatë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u larguan nga një fjalim i ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov gjatë seancës vjetore të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Lexo po ashtu Shumë diplomatë u larguan kur ministri i Jashtëm i Rusisë iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Ndryshe, Kozyrev ditë më parë kishte pohuar se nuk frikësohej më parë kur ia ruante shpinën Lavrov ndërsa sot do të mendohej tre herë para se t’ia besonte jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version