Telegrafi

Ish-mesfushori i Sportingut kujton kohën kur iu kërkua ta ndjek Messin në çdo hap: Isha i shtangur dhe i turpëruar kur ma kërkoi trajneri

Lojtari i klubit portugez Sporting CP, Rodrigo Battaglia, kujtoi kohën kur ai u ngarkua për ta markuar ‘këmba-këmbës’ yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sporting dhe Barcelona u shortuan në të njëjtin grup të Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/18 dhe kur ekipi portugez udhëtoi në Nou Camp, Battaglia u vendos për një rol të madh.

Menaxheri Jorge Jesus e zgjodhi atë për rolin më të rëndësishëm të zvogëlimit të ndikimit të Messit në lojë dhe fillimisht ishte “shtangur” dhe “pak i turpëruar” kur iu dha ky rol.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lionel Messi

Duke folur drejtpërdrejt në Instagram, Battaglia tregoi gjithë historinë.

“Në seancën e parë stërvitore të asaj jave, Jorge më tha ‘Batta, ti do të mbrosh djalin e shkurtër’”, ka thënë fillimisht Battaglia.

“Isha i shtangur. E pyeta atë: ‘Gjatë gjithë fushës, zotëri? ” dhe ai tha ‘Po, në përgjithësi’. Sinqerisht, ndjeva pak i turpëruar”.

Messi dhe Battaglia në duel gjatë ndeshjes

“Unë kisha për të ndjekur lojtarin më të mirë në botë kudo. Ishte hera e parë në jetën time që ndodhi. Shefi madje më dërgoi disa video të tij”.

“I thashë që i kisha parë të gjitha, por ai këmbënguli. Unë pashë videot pranë tij”.

Argjentinasi bëri siç kërkoi menaxheri i tij dhe Sporting ishte me fat pasi humbi vetëm 1-0 me një autogoli të Sebastian Coates. Markimi ndaj Messit përfundoi pozitivisht për Battaglia, i cili u tregua i suksesshëm në punën e dhënë.

“Falë Zotit gjithçka doli mirë. Ne humbëm 1-0 me një autogol por luajtëm shkëlqyeshëm”.

“Në ndeshjet pas Barcelonës, përsëri në kampionat, gjithmonë më thoshin që të markoja një nga kundërshtarët ashtu siç bëra kundër Barcelonës”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/