Ish-menaxheri i Babastars, Drin Zatriqi, e ka cilësur Noizyn si të rrahur pas përleshjes së armatosur mes antarëve të dyja grupeve në pasditen e të martës në Prishtinë.
Para një prej hoteleve luksoze të Prishtinës ishte Noizy ai që u përfshi në një konflikt fizik dhe më pas edhe të armatosur me Cozman.
Pjestarë të të dyja grupeve shkëmbyen grushte dhe madje edhe kishte gjuajtje me armë, prej ku mbeti i plagosur Noizy në të pasme, teksa Varrosi pësoi lëndime më të rrënda, shkruan Telegrafi.
Reagim i shpejt ka ardhur nga ish-menaxheri i Babastars dhe shok i antarëve të labelit, Drin Zatriqi.
Zatriqi ishte në qendër të vëmendjes mediale pas rrahjes së antarëve të Babastas me Noizyn në Zurich në vitin 2012 dhe madje ka pasur konflikt nga distanca me grupin nga Shqipëria.
Tash ai ka reaguar, duke ironizuar me Noizyn pas incidentit.
“I rrahuri sot ka bërë upgrade”, është postimi i Zatriqit.
Referimit si “i rrahur” Drini ia bën Noizyt, pasi që këtë epitet ai ia dha edhe në daljet e tij publike pas incidentit në Zurich.
Aktualisht Zatriqi gjendet në SHBA. /Telegrafi/