Site icon Telegrafi

Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Enrique: Klubi duhet të shesë lojtarë si Shaqiri, Origi e Minamino dhe të blejë një sulmues gjigant dhe një mesfushor

Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Jose Enrique, e ka paralajmëruar ish-klubin e tij se duhet të bëjë blerje për të rivalizuar me klube si Chelsea, Manchester United, dhe Manchester City.

Jurgen Klopp ka qenë relativisht i qetë gjatë javëve të fundit , duke e ofruar vetëm qendërmbrojtësin francez Ibrahima Konate.

Enrique beson se klubi nga Merseyside duhet të shesë fillimisht lojtarë Xherdan Shaqiri, Divock Origi dhe  Takumi Minamino, për të blerë të tjerë.

Lexo po ashtu Klopp jep lajmin e madh për tifozët e Liverpoolit: Henderson dhe Thiago janë gati

“Patjetër që ka disa fusha që kanë nevojë për forcim për të qenë të sinqertë, por nëse do të më duhej të zgjidhja një, do të shkoja për një sulmues”.

“Unë mendoj se Liverpooli ka nevojë për një lojtar të ngjashëm me [Diogo] Jota ose një numër 9 të duhur. Kur them një 9 të duhur, kam parasysh një lojtar që është i fortë, ju do ta quanit një sulmues tipik anglez”.

“Liverpooli ka nevojë për dikë që mund të bëjë presion të lartë që kërkon Klopp, por edhe harkimet në zonë të Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson, ta kenë dikë që mund t’i godas me kokë”.

“Unë besoj se ata mund të shesin lojtarë si [Xherdan] Shaqiri, [Divock] Origi dhe [Takumi] Minamino”.

“Klubi mund të sjell edhe një mesfushor. Me blerje në këtë dy pozicione, besoj se do të ketë një afat kalimtar të mirë”, ka thënë Enrique.  /Telegrafi/

Exit mobile version